Lëmsh

Mblidhen 15 mln dollarë për “ringjalljen” e elefantit të zhdukur 4000 vjet më parë

 

Kompania Colossal e gjenetistit George Church dhe sipërmarrësit Ben Lamm kanë njoftuar se kanë mbledhur 15 milionë dollarë për të ringjallur mamuthët, elefantët prej leshi dhe brirë të lakuar që janë zhdukur për më shumë se 4.000 vjet.

Qëllimi i ekipit të udhëhequr nga Church është që “të ketë foshnjat e para në katër apo gjashtë vitet e ardhshme”. Zbulimi i gjurmëve të ADN -së në permafrost, toka e ngrirë përgjithmonë që po shkrihet për shkak të ngrohjes globale, do t’i lejonte shkencëtarët të riprodhonin in vitro kodin gjenetik të kafshës së zhdukur.