Lëmsh

Bideni ia harron emrin kryeministrit australian, e quan “ai shoku”

Foto: AP
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket të ketë harruar emrin e kryeministrit të Australisë.

Gjatë një video konference të mbajtur të mërkurën, për të shpallur paktin e sigurisë krijuar mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, Bideni pasi dëgjon fjalimin e kryeministrit britanik, kthehet nga ekrani tjetër ku pritej të fliste kryeministri australian, Scott Morrison.