Lëmsh

Taksitë në Tajlandë shndërrohen në kopshte, pandemia nuk po i lë të funksionojnë

Foto: AP
 

Veturat e taksive në Tajlandë i kanë dhënë një kuptimin të ri termit “kopsht në çati”, duke përdorur çatitë e veturave të tyre boshe për shkak të pandemisë me COVID-19, për të shërbyer si kopshte të vogla bimore.

Punonjësit e dy kooperativave të taksive kanë krijuar kopshte në miniaturë këtë javë, duke përdorur qese plehrash të zeza plastike të shtrira nëpër korniza bambuje. Në majë të miniaturës, ata kanë shtuar dhe, në të cilin kanë mbjellur disa lloje perimesh si: domate, tranguj dhe fije fasulesh.