Lëmsh

Del në shitje shtëpia ku u xhirua “The Conjuring”

Kopertina e filmit
 

Po kërkoni një shtëpi të re dhe nuk jeni të shqetësuar nga gjërat që 'përplasen' gjatë natës? Jeni me fat. Shtëpia e fermës së përhumbur në Rhode Island të SHBA-së, e shfrytëzuar për të xhiruar një ndër filmat më të frikshëm, "The Conjuring", ka dalë në treg.

Vlera e saj është 1.2 milionë dollarë. Sipas agjentit të pasurive të patundshme, Mott & Chace Sotheby, shtëpia me 3.109 metra katrorë në 8.5 hektarë është ndër "shtëpitë më të njohura të përhumbura në Shtetet e Bashkuara".