Lëmsh

Gates përqesh ‘rivalët’ e tij: Kemi shumë për të bërë këtu në Tokë

 

Bill Gates ka hedhur poshtë preokupimin e Jeff Bezosit dhe Elon Musk për investim jashtë planetit Tokë. Në një intervistë, themeluesi i Microsoftit ka thënë se nuk është i interesuar për gjëra të tilla, dhe se për të e rëndësishme është mposhtja e sëmundjeve që po rrezikojnë botën.

“Nuk e di, jam i fiksuar me gjëra të tilla si malaria dhe HIVi, dhe heqja qafe e këtyre sëmundjeve”, ka thënë ai. I pyetur për hapësirën, miliarderi ka potencuar se ka mjaft për të bërë këtu.