Lëmsh

Kopshti përrallor në Tokio me 13.000 orkide “lundruese”

 

Durim, paqe dhe qetësi. Kjo është ajo që një ekip teknologësh me bazë në Tokio, dëshiron që vizitorët të përjetojnë kur të hyjnë në veprën e re të artit, të quajtur “Kopshti i Luleve Lundruese – Lulet dhe unë jemi të së njëjtës rrënjë, kopshti dhe unë jemi një”.

I zbuluar gjatë verës, instalacioni përbëhet nga 13.000 orkide të gjalla. Lulet rriten përgjatë disa telave pothuajse të padukshme për të dhënë përshtypjen se po qëndrojnë pezull në ajër.