Lëmsh

Mbi 90 gjarpërinj gjenden nën një shtëpi

 

Al Wolf është mësuar të heqë një ose dy gjarpërinj nga shtëpitë, por kohët e fundit u thirr nga një grua e cila tha se kishte parë gjarpërinj që lëviznin nën shtëpinë e saj në Kaliforninë Veriore dhe ishte e befasuar kur gjeti më shumë se 90 gjarpërinj.

Wolf, drejtor i “Sonoma County Reptile Rescue”, tha se ai u zvarrit nën shtëpi në Santa Rosa dhe gjeti një gjarpër zile menjëherë, pastaj një tjetër dhe një tjetër. Ai doli nga poshtë shtëpisë, mori dy kova, vuri doreza të gjata sigurie dhe u kthye.