Lëmsh

Pas përmbytjeve, çifti indian lundron në një tenxhere të madhe për të shkuar në dasmën e tyre

 

Një çift indian ka mbërritur në dasmën e tyre në një stil të pazakontë pasi lundruan nëpër rrugët e përmbytura të qytetit të tyre në një tenxhere gatimi pasi shirat e shumtë shkaktuan kërdi në shtetin jugor të Keralas.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë të porsamartuarit të shtrënguar brenda enës prej alumini ndërsa dy burra dhe një fotograf i vozisnin palët në një rrugë të zhytur.