Lëmsh

Toka “e padobishme” dhe “e ngrirë” që SHBA-ja e bleu nga rusët

 

Me qëllim të ndalimit të përpjekjeve ruse për të zgjeruar tregtinë në brigjet e Paqësorit të Amerikës së Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kishin marrë vendim ta blinin shtetin e Alaskës nga Perandoria ruse. Iniciativa nisi më 30 mars 1867, dhe kjo tokë "e ngrirë" kishte koston hiç më shumë se 7.2 milionë dollarë. Traktati i negociuar dhe i nënshkruar nga sekretari i Shtetit, William Seward dhe ministri rus, Edouard de Stoeckl.

Rusia asokohe kishte krijuar një prani në Amerikën e Veriut gjatë gjysmës së parë të shekullit 18-të, megjithatë, pak rusë ishin vendosur zyrtarisht ndonjëherë në Alaskë. Pas luftimeve në Krime, Aleksandri II, Car rus, duke parë frikën që nuk po mund t'i mbante në zotërim tokat e veta, i kërcënuar nga Britania e Madhe, vendosi t'i gjente blerës Alaskës. Këtë e shfrytëzoi Amerika gjegjësisht presidenti Andrew Johnson. Reagimi për blerjen e Alaskës ishin pozitive, pasi shumë thanë se zotërimi i kësaj cope toke, do shërbente si bazë për të zgjeruar tregtinë amerikane në Azi. Pati edhe nga ata që e cilësuan si shpenzime koti, për një tokë të padobishme.