Lëmsh

Ishulli që ka monedha me peshë deri në 8 tonë

 

Yap do të ishte thjesht një nga mijëra ishujt përrallorë që formojnë federatën e quajtur Mikronezi në Oqeanin Paqësor, po të mos karakterizohej në një kohë për një nga sistemet e ekonomisë më të çuditshme në botë.

Ndërkohë që tradicionalisht ishujt e Mikronezisë, përpara se të hynin në përdorim monedhat ose kartëmonedhat e traditës perëndimore, përdornin elementë natyrorë si guaskat e rralla për të tregtuar mes vete, banorët e Yapit disa shekuj më parë vendosën rrugën më të vështirë dhe më të veçantë, disa monedha guri që mund të peshojnë edhe 8 tonelata.