Iniciativa e shtëpisë publike në Vjenë: Vaksinohu dhe futu në bordel për 30 minuta pa pagesë
Një shtëpi publike në Vjenë ka dal më idenë për të rritur vizitat dhe numrin e të vaksinuarve.
Shtëpia publike “Fun Palast” ofron vaksinim falas për COVID-19, e kushdo që bindet të imunizohet ka mundësinë që për 30 minuta të qëndrojë në saunën e këtij bordeli me një nga vajzat që zgjedh vetë.
Sipas të dhënave të deritashme, 64 për qind e popullatës në Austri është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, e ata që nuk janë të vaksinuar e kanë të ndaluar të vizitojnë kafiteritëm restorantet, sallonet e bukurisë e të tjera.
“për shkak të pandemisë kemi regjistruar rënie prej 50 për qind, por me këtë iniciativë shpresojmë që n umri i të rritet”, thuhet në njoftimin e “Fun Palast”.
E menaxheri i kësaj qendre, ka treguar edhe arsyet për këtë iniciativë.
“Shikova statistikat dhe lexova se na duhet rreth 70/75 për qind për të arritur imunitetin e tufës, por aktualisht jemi vetëm në 63 për qind. Më pas në statistika vura re se shumë burra, me prejardhje migrante, praktikisht refuzojnë vaksinimin ose nuk e dinë se mund të vaksinohen. Meqenëse ne po tërheqim këtë grup të synuar, vendosëm të ngremë këtu një ‘klinikë vaksinimi’”, tha Peter Laskaris.
Funksionimi i shtëpive publike në Austri është legal. \klix