Lëmsh

Zbulohet mumia 800-vjeçare në Peru

 

Një ekip ekspertësh ka gjetur një mumie që vlerësohet të jetë të paktën 800 vjeç, në Peru, tha një nga arkeologët që morën pjesë në gërmime.

Mbetjet e mumifikuara ishin të një personi nga kultura që u zhvillua midis bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut. Mumia, gjinia e së cilës nuk u identifikua, u zbulua në rajonin e Limës, tha arkeologu Pieter Van Dalen Luna.