Lëmsh

Çifti amerikan bën dasmë 77 vjet pasi u martuan

Foto: SWNS
 

Një çift në të 90-at nga Iowa e SHBA-së të cilët nuk ishin në gjendje të festonin kur u martuan për herë të parë para 77 vjetësh, më në fund mundën të bënin dasmën që gjithmonë e ëndërronin.

Çifti i përkushtuar Royce dhe Frankie King, të dy 98-vjeç, nuk i bënë fotot e dasmës kur u martuan për herë të parë më 16 shtator 1944, pasi u duhej të shtynin dasmën e tyre përpara se Royce të shkonte si ushtar në një luftë.