Lëmsh

Qyteti ku dielli nuk do të dalë deri në vitin 2022

 

Qyteti rus Norilsk, 2.700 kilometra nga Moska dhe 300 kilometra nga rrethi polar, konsiderohet si një nga qytetet më të ftohta në planet, me temperaturë mesatare vjetore shumë nën zero gradë Celsius.

Përveç kësaj, shumë banorë të këtij qyteti nuk e shohin diellin me javë të tëra për shkak se një pjesë e hemisferës po bëhet gjithnjë e më e ftohtë dhe më e errët. Megjithatë, shumë qytetarë të Norilskut jetojnë aty falë pagave të larta, pavarësisht vështirësive të mëdha në jetën e tyre të përditshme.