Lëmsh

Ngrënia e mishit të të vdekurit e dekompozimi - ritet e pazakonta të varrimeve nga fiset e lashta

 

Secili popull apo civilim i ka ritualet e veta, duke u bazuar në kulturën dhe lashtësinë e tij. Me to përfshihen edhe ritet e varrimit, kur ndonjë person apo grumbull personash vdesin. Ka shoqëri që zakonet e lashtësisë i kanë jashtëzakonisht të rralla, e pjesa më e madhe në ditët e sotme edhe nuk i përfillen. Në vijim janë disa nga ritet që shoqëri të ndryshme i kanë bërë në momentin kur kishin raste të vdekjes.

Vendosja e kufomës në tavolinë - Filipinasit e vjetër e kanë pasur traditë që personat e vdekur, në ditën e parë të vdekjes, t'i "ulin" në tavolinën e ushqimit. Kufoma vishej me rrobat më të bukura që i posedonte sa ishte gjallë, vendosej në krye të tryezës dhe i vendosej ushqim i përgatitur enkas. Kjo zakonisht kryhej në zonat Apayo, Benguest dhe Tiguian.