Lëmsh

Çifti britanik feston 81-vjetorin e martesës

 

Një çift britanik që festoi 81-vjetorin e martesës iu tha se bashkimi mes tyre "nuk do të zgjaste shumë", ka zbuluar vajza e tyre.

Ron dhe Joyce Bond, 102 dhe 100 vjeç, të cilët jetojnë në Shenley Wood Retirement Village në Milton Keynes, mendohet se janë çifti me jetëgjatësinë më të madhe si të martuar në Britani.