Lëmsh

S’ju bindën paralajmërimeve për cunami, sërfistët në aksion për të kapur valët

Foto: AFP
 

Pavarësisht lajmërimeve për qëndrim sa ma larg plazheve, për shkak se valët me efekt cunami do të fillonin të shiheshin përgjatë bregdetit në California, Oregon, Washington, British Columbia dhe në Alaskë, shumë njerëz nuk i morën seriozisht ato.

Madje kundërshtimi i këtyre paralajmërimeve për të qëndruar larg ujit është parë edhe te sërfistët të cilët po tentonin të kapnin valët në plazhin e Manhattan në El Segundo të Californisë këtë të shtunë.