Lëmsh

Gjendet “metali i çuditshëm”, shkencëtarët nuk e kuptojnë sjelljen e tij

 

Shkencëtarët kanë gjetur një "metal të çuditshëm" të ri që sillet në një mënyrë të pazakontë, por ky mund të jetë çelësi për të shpjeguar një fenomen që ka pllakosur studiuesit për dekada të tëra, i cili potencialisht mund të çojë në zbulime të ndryshme si rrjetet e energjisë pa humbje dhe kompjuterët kuantikë.

Shumica e materialeve, si bakri dhe argjendi, sillen në një mënyrë të parashikueshme dhe të mirëkuptuar, dhe shkencëtarët e dinë se si ndryshon përçueshmëria e tyre elektrike kur nxehen ose ftohen.