Lëmsh

Familjes në Britani iu deshën dy vjet e 170 mijë euro për ta ndërtuar një aeroplan

 

Një familjeje në Britani iu deshën dy vjet dhe afro 170 mijë euro (140 mijë funte) për ta ndërtuar aeroplanin e vetë në oborrin e shtëpisë, raporton “The Sun”.

Ashok Aliseril (38), bashkëshortja e tij Abhilasha Dubey (35), e fëmijët Tara (6) dhe Diya (3), mezi po presin të bëjnë xhiro me aeroplan, pasi e përfunduan projektin që zgjati 1500 orë.