Lëmsh

Destinacionet më popullore për vitin 2022, prin Dubai

 

Trip Advisor prezantoi një listë me 10 destinacionet më të njohura në botë për këtë vit dhe në vend të parë është qyteti që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit.

Në vend të parë është Dubai, dhe siç thonë nga Trip Advisor, fshati i peshkimit i shekullit të 20-të, i cili lulëzoi në shekullin e 21-të dhe u shndërrua në një fokus global për udhëtimet më të mira, është sot destinacioni më i popullarizuar në botë për këtë vit.