Lëmsh

Qyteti romak i zhytur nën ujë

 

I fshehur nën rërë dhe guralecë... një mozaik romak. Këtu në ujërat e Gjirit të Pozzuolit, vetëm pak kilometra larg Napolit, me një të fshirë dorë zbulohet mozaiku i çmuar i lashtë romak.

Zhytësit dhe turistët e vizitojnë gjatë gjithë vitit - për të udhëtuar pas në kohë dhe për të notuar nëpër rrugët e lashta, mozaikët e së kaluarës, mes statujave dhe mbetjeve të asaj që dikur ishte një vendpushim bregdetar për romakët e pasur.