Lëmsh

Ndodh në Irlandë, e shfrytëzojnë trupin e të vdekurit për t’ia marrë pensionin

 

Policia në Irlandë po heton raportet se trupi i një burri të vdekur u soll në një zyrë postare në përpjekje për të marrë pensionin e tij.

Irish Time tha se një burrë që dukej në të 60-at e tij u zvarrit në zyrën postare në Carlow, nga dy më të rinj. Kur u pyetën nga stafi, të dy ikën, duke e lënë prapa të moshuarin i cili doli se ishte i vdekur.