Një francez 75-vjeçar, i cili u nis për të kaluar Oqeanin Atlantik i vetëm me një varkë të specializuar, është zhdukur pasi aktivizoi dy sinjale fatkeqësie, ka bërë të ditur ekipit të tij.
Jean-Jacques Savin u nis nga Portugalia jugperëndimore më 1 janar 2022, me synimin për të udhëtuar përfundimisht në Karaibe për rreth 100 ditë. Savin në vitin 2019 kaloi me sukses Atlantikun, duke e bërë udhëtimin 2,930 milje nga Ishujt Kanarie të Spanjës në Karaibe, për 122 ditë.
Në një postim në Facebook, vajza e Savin, Manon Savin, ka thënë se ai aktivizoi dy fenerë shqetësimi të enjten mbrëma dhe të premten, duke treguar se ai po përjetonte një "situatë shumë të vështirë".
Varka e Savinit u gjet më vonë nga autoritetet portugeze, e përmbysur pranë bregut të arkipelagut të Azores të premten.
Ekipi fillimisht tha se Savin u gjet i vdekur brenda kapsulës së varkës, por të dielën, një mesazh nga vajza e tij sqaroi se trupi i tij nuk ishte nxjerrë nga anija.
Në një postim në Facebook të publikuar disa ditë përpara se të dërgoheshin sinjalet e shqetësimit, Savin tha se një pajisje e energjisë diellore e përdorur për të rimbushur baterinë e tij të shkripëzimit të ujit, nuk funksiononte më dhe ai u detyrua të përdorte një pajisje manuale.
Savin festoi ditëlindjen e tij të 75-të gjatë udhëtimit më 14 janar. Ai do të ishte bërë personi më i vjetër që ka udhëtuar përtej Atlantikut, vetëm nëse do ta përfundonte udhëtimin, sipas The Ëashington Post.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.