Kryebashkiaku i Hudsonit të Ohajos është vënë sërish në krye të titujve të mediave pas një vërejtjeje në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ku ka thënë se lejimi i kasolleve të peshkimit në akull, afër një liqeni të qytetit mund të çojë në prostitucion.
Kryetari Craig Shubert, gjatë takimit të së martës ka thënë se donte të ngrinte disa "pika të dhënash" gjatë një diskutimi, nëse do të lejoheshin njerëzit të peshkonin në liqenin e ngrirë.
"A do të kthehet dikush vitin e ardhshëm dhe të thotë, 'Dua një barakë akulli në Hudson Springs Park për x shumë kohë?. Dhe nëse më pas lejoni peshkimin në akull me barakë, atëherë kjo çon në një problem tjetër – prostitucionin”, ka thënë Shubert.
Shubert lëshoi më pas një deklaratë për WJW-TV në Cleveland duke thënë se komenti i tij në lidhje me kasollet e akullit dhe prostitucionin buronte nga përvoja e tij si reporter i lajmeve televizive, që mbulonte agjencitë e zbatimit të ligjit që kanë arrestuar njerëz për prostitucion në kasolle.
Shubert tërhoqi vëmendjen kombëtare vitin e kaluar kur ai u bëri thirrje anëtarëve të bordit të shkollës Hudson të jepnin dorëheqjen, për shkak të përdorimit të një libri që ai e quajti pornografi për fëmijë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.