Lëmsh

Një shesh argëtimi për qentë është bërë “hit” në Angli

Foto: Bark N Bounce
 

Sheshi i lojërave “Bark n Bounce” i ndërtuar në Salford të Manchesterit, i cili është krijuar vetëm për qentë, po rezulton të jetë shumë i popullarizuar, pasi pronarë të shumtë të qenve po udhëtojnë qindra milje për ta vizituar.

I ndërtuar nga 28-vjeçarja Harley Chester, e cila në vitin 2019 vendosi të krijonte një zonë lojërash për 10 qentë e saj, tashmë është kthyer në një ëndërr për pronarët e qenve që kërkojnë vende të reja për të shëtitur qentë e tyre.