Piktura që u këmbye për një sandviç 50 vjet më parë, shitet për mijëra euro
Një pikturë kanadeze e cila ishte këmbyer 50 vjet më parë me një sandviç, është shitur në ankand për 272,000 dollarë, shkroi The Guardian.
“Black Truck” nga artistja Maud Leëwis u shit 10 herë më shumë se që ishte vlerësuar, duke vënë një notë më të lartë për një piktor popullariteti i së cilës është rritur vitet e fundit.
Para javës së ankandit, çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një punë të Lewisit ishte 67,250 dollarë.
Lewis jetoi në varfëri shumicën e jetës të saj dhe karriera si piktore u zhvillua në vitet e fundit të jetës së saj. Ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj shisnin piktura buzë rrugës për turistët që vizitonin Nova Scotia, puna e saj e veçantë nuk mori vlerësim ndërkombëtar deri në dekadat pas vdekjes së saj.