Lëmsh

Çdo ditë gjatë pandemisë u krijua një miliarder i ri

 

Pandemia COVID-19 ka qenë e mirë për kuletat e të pasurve.

Rreth 573 persona i janë bashkuar nivelit të miliarderëve që nga viti 2020, duke e çuar totalin në 1668, sipas analizat të Oxfam, raportoi CNN të martën. Kjo nënkupton se një miliarder i ri është krijuar çdo 30 orë, mesatarisht, deri tash gjatë pandemisë.