Lëmsh

Shpëtohet macja që mbeti e bllokuar nën veturë

 

Autoritetet policore në Florida të SHBA-së i dolën në ndihmë një maceje që kishte ngecur nën veturë, shkruan “Upi” të mërkurën.

Sipas Zyrës së policisë, rastin e raportoi një qytetar, që e gjeti macen me kokë të bllokuar në pjesën e poshtme të veturës. Ekipet dolën në terren dhe me kujdes e shpëtuan kafshën.