Lëmsh

Gjarpri dy metra shpëtohet nga zjarrfikësit në Kanada

 

Zjarrfikësit e provincës Alberta në Kanada, u thirrën për ta kryer një “shpëtim të pazakontë”. Një gjarpër afro dy metra i gjatë, i iku pronarit nga shtëpia dhe u ngjit 15 metra lart në pemë.

Siç shkruan “Upi” të mërkurën, zjarrfikësit i dolën në ndihmë gjarprit duke e zbritur poshtë, ndërsa zvarraniku i quajtur Whisky, iu kthye pronarit.