Lëmsh

Njihuni me macen Duja që rri ulur si njerëzit dhe futet thellë në mendime

Foto: "24sata.hr"
 

Nëse shkoni në drejtim të Vela Lukas, vend në ishullin kroat Korçula, mund të jeni me shumë fat dhe të takoni macen me emrin Duja në pozën e saj karakteristike, shkruan portali “24sata.hr” të mërkurën.

Duja rri ulur në hijen e ullinjve, e zhytur në mendime dhe shpesh e mbështetur për ndonjë guri. Kur thuhet ulur, rri tamam ulur, si asnjë mace tjetër. Ulet në të ndenjurat.