Lëmsh

Amerikani e shndërroi bodrumin në akuarium për ngjala

 

Nick Tobler u bë shumë i famshëm në rrjetin social TikTok, pasi bodrumin e shtëpisë e shndërroi në një akuarium për mbajtjen e ngjalave, shkruan “Upi” të hënën.

Amerikani nga Kentucky tha se kjo ide i erdhi kur së bashku me vëllain u zhvendosën në shtëpinë e gjyshes, në të cilën gjeti hapësira poshtë bodrumit që ishin projektuar për ta shndërruar ujin e shiut në ujë të pijshëm.