Lëmsh

Vera po bëhet aq e nxehtë në Florida saqë breshkat po lindin femra më së shumti

Foto: CNN
 

Breshkat e detit në Florida po përballen me një problem unik të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike: valët e fundit të të nxehtit kanë bërë që rëra në disa plazhe të bëhet aq e nxehtë sa pothuajse çdo breshkë e lindur ishte femër, shkroi CNN të mërkurën.

"Gjëja e frikshme është se katër verat e fundit në Florida kanë qenë verat më të nxehta në histori", tha Bette Zirkelbach, menaxhere e Spitalit “Turtle” në Marathon.