Lëmsh

Aeroplani në ishullin grek bën aterrimin më të ulët ndonjëherë, pak mbi kokat e njerëzve

 

Disa kalimtarë kanë kapur me anë të videove momentin kur një aeroplan ka bërë aterrimin më të ulët në ishullin grek të Skiathos, shkroi të mërkurën "The Mirror".

Shumë njerëz, disa prej të cilëve kanë dalë për të bërë plazh ishin shumë afër aeroplanit A321 i Wizz Airit, i cili u ul në pistë jashtëzakonisht ngadalë.