Lëmsh

Në Uells thahet rezervuari i ujit, del fshati i braktisur para më shumë se 100 vjetësh

 

Një liqen në Uellsin qendror është tharë aq shumë sa një fshat i fshehtë nënujor është zbuluar nga thellësitë e tij.

Liqeni Vyrnwy në Powys, në buzë të Parkut Kombëtar Snowdonia, është zakonisht 90 për qind i mbushur në këtë kohë të vitit, por është pothuajse bosh për shkak të valës së të nxehtit të fundit.