Lëmsh

Sa pihet birra nëpër botë

 

Njerëzimi ka prodhuar birrë qysh prej kohërave të Mesopotamisë së lashtë para rreth 7,000 vjetësh. Edhe sot është ende një prej pijeve më të konsumuara anembanë globit. Por konsumi i birrës ndryshon shumë varësisht nga vendi.

Në SHBA, Budweiser është birra më e popullarizuar. Në një rangim së fundi nga agjencia TOP, Budweiser u radhit e para në 23 prej 50 shteteve të SHBA-së.