Lëmsh

Familja kanadeze po shëtit botën me fëmijët e tyre para se ata ta humbasin shikimin

 

Vajza e tyre Mia ishte vetëm 3-vjeçare kur çifti kanadez, Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier kuptuan se vajza e tyre ka probleme me shikim.

Disa vjet më vonë kur vajza u vizitua nga një specialist, prindërit kuptuan se Mia, vajza më e madhe nga katër fëmijët e tyre është diagnostikuar me retinitin pigmentoz, një gjendje e rrallë gjenetike e cila shkakton humbjen e shikimit ose zvogëlim të shikimit gjatë kalimit të kohës.