Lëmsh

Një grua gjen disa javë më vonë unazën e humbur me diamant

Foto: Ilustrim
 

Një grua nga Kolorado e cila ka humbur unazën e diamantit të fejesës të cilën ia kishte dhënë burri i saj pak para se të vdiste, e ka gjetur atë pasi një burrë ia dorëzoi javë më vonë.

Raquel Aiken tha se sapo kishte përfunduar një lojë tenisi në Denver ku edhe i kishte rënë unaza. Ajo ka thënë se nuk e kishte kuptuar se çfarë ka ndodhur derisa kishte kaluar pak kohë, shkruan Upi.