Lëmsh

“Sikur të mos ndodhte asgjë”, si do të dukeshin yjet sot

Punimet e Alper Yesiltas
 

Nga Heath Ledger dhe Janis Joplin te Freddie Mercury i grupit Queen dhe John Lennon i Beatles, Yesiltas është bërë viral për punimet e tij për secilën ikonë

Alper Yesiltas, artist që ka bërë bujë në rrjete sociale, ka krijuar një koleksion të fotografive duke i “rikthyer në jetë” yjet si Michael Jackson, Kurt Cobain, John Lennon dhe Heath Ledger.

Duke përdorur teknologjinë e bazuar në inteligjencën artificiale, koleksioni i Yesiltas “As If Nothing Happened” (Sikur të mos ndodhte asgjë) tregon se si do të dukeshin disa nga yjet më të mëdhenj në botë nëse do të ishin ende gjallë.