Lëmsh

I vjedhur në vitin 1917, dorëshkrimi 1000-vjeçar iu është rikthyer pronarëve të tij të ligjshëm

 

Një dorëshkrim 1000-vjeçar i grabitur gjatë Luftës së Parë Botërore është kthyer në manastirin grek nga ku ishte vjedhur më shumë se një shekull më parë.

Dorëshkrimi është një nga ungjijtë më të vjetër të shkruar me dorë në gjithë botën, sipas një njoftimi për lajmet nga Muzeu i Biblës, i cili e bleu atë në vitin 2014, shkruan CNN-i të dielën.