Lëmsh

Amerikani synon të thyejë rekordin botëror me kungull

 

Një fermer nga Minesota e SHBA-së po synon të futet në librin e rekordeve Guiness. Ai po pretendon se ka rritur kungullin më të madh në botë.

“Upi” shkroi të hënën, se për ta arritur këtë sukses, Travis Giengerit iu deshën 200 ditë, ndërsa pos kungullit, ka edhe kultura të tjera bujqësore.