Lëmsh

Si zgjidhet një kub rubiku, këto këshilla i jep shpikësi i lodrës së famshme

Kubi i rubikut - rubikoni
Foto: AP
 

Nëse ke pasur ndonjëherë problem të zgjidhësh një kub rubiku, një këshillë e mirë është që ta ndani atë në hapa. Ia vlen ta provoni. Këtë këshillë e jep njeriu që e ka shpikur lodrën e famshme, raporton agjencia AP.

“Zgjidhja e problemeve është një aktivitet themelor i mendjes së njeriut dhe nëse një problem është kompleks, atëherë duhet ta ndash problemin në elemente më të vogla”, thotë Erno Rubik, që shpiku lodrën në vitin 1974.