Lëmsh

Arrestohet 72-vjeçarja gjermane, ia fiku ventilatorin pacientes tjetër sepse i pengonte zhurma

Foto: iStock
 

Një grua 72-vjeçare në Gjermani është arrestuar pasi dyshohet se ka fikur dy herë ventilatorin e një pacienteje tjetër në dhomën e njëjtë të spitalit, sepse i pengonte tingulli që lëshonte, kanë bërë të ditur autoritetet në Gjermani të enjten.

Gruaja u burgos me dyshimin për tentativë vrasjeje pas incidentit në një spital në qytetin jugperëndimor të Mannheim të martën në mbrëmje, raportoi Associated Press të enjten.