Miu 9-vjeçar në Kaliforni besohet të jetë më i moshuari në botë
Foto: Shërbimi i Kafshëve të Egra në SHBA
Zyrtarët e kopshtit zoologjik të San Diegos kanë njoftuar se kanë kërkuar nga rekordet botërore të Guinness njohjen e një miu 9-vjeçar që besohet të jetë më i moshuari në botë, raportoi të dielën “UPI”.
Aleanca e kafshëve të egra të kopshtit zoologjik të San Diegos, e cila drejton kopshtin zoologjik, tha se një mi i Paqësorit i quajtur Pat - për nder të aktorit Patrick Stewart - besohet të jetë miu më i vjetër i gjallë në botë.
Pat ka lindur në kopshtin zoologjik më 12 korrik 2013 dhe aleanca e kafshëve të egra tha se do të zhvillojë një ngjarje të veçantë më 8 shkurt për të festuar jetëgjatësinë e miut dhe përpjekjen për të siguruar titullin e rekordeve botërore Guinness si miu më i vjetër i gjallë në kujdesin e njeriut.
Ky lloj miu është më i vogli në Amerikën e Veriut.
Miu më i vjetër i regjistruar ndonjëherë nga Rekordet Botërore Guinness u quajt Fritzy dhe vdiq në vitin 1985 në moshën 7 vjeç e 7 muaj.