Lëmsh

Dënohet aktivistja që “shëtiti” lopën në sheshin rus

 

Një shtetase amerikane është arrestuar dhe gjobitur nga autoritetet ruse, me arsyetimin se “parakaloi” me një lopë në Sheshin e Kuq të Moskës, raportoi TheGuardian të mërkurën.

Gjykata ruse e gjobiti me rreth 200 dollarë aktivisten për të drejtat e kafshëve, Alicia Dayn pasi nën thirrjet “Kafshët nuk janë ushqim”, kaloi me lopën në sheshin kryesor të Rusisë.