Lëmsh

Përleshja e pabesueshme mes dy arinjve në Rumani

 

Administrata e Pyjeve të rajonit Suceava në Rumaninë lindore ka publikuar një video që tregon një përleshje mes dy arinjve në zonën pyjore nën autoritetin e këtij institucioni.

Në faqen zyrtare, Administrata theksoi se është shumë e vështirë të shihet drejtpërdrejtë një skenë e tillë, por që një nga punëtorët ia ka dalë ta bëjë këtë gjatë një xhiro në zonë.