Një armë e përdorur nga Han Solo në trilogjinë origjinale të “Star Wars” ka hyrë në librat e rekordeve si arma më e shtrenjtë e përdorur në filma e shitur në ankand.
BlasTech DL-44 Heavy Blaster, i krijuar për personazhin e Harrison Ford, u shit në ankand për një shumë mbi 1 milion euro.
E shitur në Illinois të SHBA-së, arma ishte e vetmja e mbijetuar nga tre rekuizitat origjinale të bëra për “A New Hope” më 1976. Është një nga armët që u ndërtua më në detaje për një film.
Komponentët bazë të armës u zgjodhën nga drejtori i grupit të “Star Wars”, Roger Christian dhe u montuan nga armatori Carl Schmidt.
Arma u ndërtua nga një pistoletë Mauser C-96 “Broomhandle” e epokës së Luftës së Parë Botërore, nga një mitraloz MG81 i epokës së Luftës së Dytë Botërore dhe një pushke të fillimit të shekullit të 20-të e bërë nga Hensoldt-Wetzlar.
“Star Wars” ka fituar shumë tituj të rekordeve botërore Guinness gjatë viteve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.