Lëmsh

Mekanikja me thonj të gjatë që nuk po merret seriozisht nga burrat

 

Një modele me thonjë të gjatë, e cila ka punuar si mekanike për shtatë vjet me radhë, ka deklaruar se vazhdimisht është gjykuar për shkak të pamjes së saj glamuroze në punë.

Peyton Cicconi, 25 vjeç nga Oaklandi i Kalifornisë thotë se ka shpenzuar më shumë se 6000 dollarë për thonjtë e saj në pesë vjetët e kaluara, dhe se refuzon t’i prejë për shkak të punës.