Një person u bashkua me unazën e tij që e kishte humbur para 25 vjetëve, kur po luante volejboll me miqtë e studimeve, shkroi Upi.
Unazën ia gjetën disa punonjës ndërtimi, ndërsa John Leschinskey tha se unazën e kishte humbur në hapësirën me rërë.
“Po luaja volejboll në fushën e rërës, gjë që e bëja mjaft shpesh. Kisha vendosur sandale, këmishë, orën dhe unazën pranë shtyllës që mund të luaja. Kur mbarova, shkova t'i mblidhja gjërat e mira dhe pashë që unaza mungonte”, deklaroi ai.
Leschinskey shtoi se kishte kërkuar me miqtë për unazën por s'ia kishte dalë ta gjente, e tash, tha se ndihet shumë i lumtur.
Në unazë shkruhej emri i tij dhe një datë, gjë që atyre që e gjetën ua lehtësoi shumë punën. Kur mbërriti unaza, e shikova dhe e pata shumë të vështirë ta besoja që ishte gjetur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.