Lëmsh

Shpërthimi i madh në Diell mund të ndikojë edhe në Tokë

 

Dielli është bërë më aktiv nga sa parashikonin ekspertët në këtë moment dhe të premten është regjistruar një shpërthim i madh në skajin juglindor të tij.

Aktiviteti më i madh diellor na vjen nga ana e largët e Diellit. Fryrja e madhe shpërtheu, dhe në animacionin që mund ta shikoni këtu, mund të shihni nxjerrjen e masës koronale, e cila nuk ishte e drejtuar nga Toka.