Mbani sytë nga qielli përgjatë këtyre tri netëve, ngjarje spektakolare do të ndodhin
Foto: AP
Me meteorë të shndritshëm që flakërojnë nëpër qiell nga shiu i meteorëve “Aquariids” dhe një shans për të parë një eklips hënor, e premtja do të jetë koha për të shikuar nga qielli për një ditë ngjarjesh spektakolare qiellore.
Kushdo mund të shohë deri në 20 meteorë në orë, por ju duhet të jeni zgjuar herët - kohët më të mira për të provuar të shihni një meteor do të jenë pak para agimit të premtes, të shtunës ose të dielën, raportoi CNN.
Pas meteorëve do të jetë edhe hëna e parë e plotë e "muajit të luleve" dhe shtrirja e saj pothuajse e përsosur me diellin dhe Tokën. Kjo shtrirje do të krijojë atë që njihet si një eklips hënor gjysmënumbral, që është kur hëna hyn në hijen e jashtme të Tokës.
Përplasja e ngjarjeve qiellore mund të jetë emocionuese për entuziastët e hapësirës, por së bashku ato mund të pengojnë shikimin tuaj.
Prandaj, ekspertët kanë rekomanduar që në mes të natës të uleni jashtë me shpinë nga hëna. Me sytë nga qielli atëherë mund të shihni meteorët.